Real Fibre eshte nje suplement me baze fibrash qe nxisin mirembajtjen dhe zhvillimin e flores se shendetshme te zorreve. Keto fibra mund te jene te nevojshme ne raste kapslleku, ose disbiosi (flora e demtuar e zorreve) per shkak te nje regjimi jo te duhur ushqimor ose marrja e antibiotikeve. Karakteristikat kryesore te probiotikeve perfaqesohen nga rezistenca ndaj proceseve te tretjes se traktit te siperm gastrointestinal dhe nga fermentimi selektiv per nje ose per nje numer te kufizuar te mikroorganizmave te flores intestinale. Probiotiket jane ushqimi per floren e "mire" te zorreve, duke krijuar keshtu kushte jo te favorshme per mikroorganizmat patogjene. FOS (frukto-oligosakaridet) nuk hidrolizohen (nuk ndahen ne njesi me te vogla) nga enzimat e zorreve dhe prekin zorren e verber. Konsumi i tyre rrit masen e jashteqitjes dhe keshtu mund te ndihmoje per te luftuar kapsllekun. Inulina eshte nje oligosakarid i formuar nga zinxhire te gjate te fruktozes. Karakteristika e saj e veçante eshte te nxise pranine e bifidobaktereve ne zorre.
Ne pergjithesi, keto efekte perkthehen ne nje funksion me te mire te zorreve ne absorbimin e lendeve ushqyese dhe ne nje ndihme per tranzitin e zorreve, duke permiresuar mireqenien e zorreve dhe rrjedhimisht te te gjithe organizmit.
Inulin, Fibra te mollës, Frut oligosaharid, Arome ananasi
120 g
Sasitë për dozën maksimale të rekomanduar ditore (4g)
Inulin
3.500 mg
Fibra te mollës
400 mg
Frut oligosaharid
100 mg
Konsumo 4 g produkt duke e vendosur direkt në gojë ose tretur në një gotë uji.
Ruajeni ne nje vend te fresket e te thate: pas hapjes,produkti eshte i ndjeshem ndaj lageshtires ndaj duhet mbajtur mbyllur mire. Data e skadences i referohet produktit te pahapur, te ruajtur ne menyren e duhur.
Mos tejkaloni dozen ditore te keshilluar.
Mbajeni larg femijeve nen tre vjec.
Suplementet nuk duhet te nenkuptohen si zevendesues te nje diete te larmishme dhe te ekuilibruar dhe te nje stili jetese te shendetshme.